Ndodh përsëri – Edhe një tifoz tjetër puth gazetaren në Tiranë
Një gazetare e TV Klan në Shqipëri është “habitur” nga një veprim i çuditshë m i një tifozi të Feyenoordit gjatë mbrëmjes së të martës.
Teksa po raportonte drejtpërdrejtë në lidhje me atmosferë n që po mbretëron në rrugët e Tiranës, para finales së Conference League në mes të Romës dhe Feyenoordit, një tifoz i skuadrës holandeze nuk u përmbajt dhe e puthi në faqe gazetaren.
Një situatë e tillë ndodhi edhe më herët, gjatë ditës, kur të njëjtin veprim e bëri edhe një tifoz tjetër i po të njëjtës skuadër.
Rikujtojmë se pos këtij momenti, mbrëmja e sontme u karakterizua edhe me një episod të pahijshëm, kur një grup tifozë sh të Feyenoord rrahën rëndë një shqiptar në qendër të Tiranës.