Ndodh në Kosovë: Policia e arreston futbollistin në fushë pasi e sulmoi gjyqtarin

Ndodh në Kosovë: Policia e arreston futbollistin në fushë pasi e sulmoi gjyqtarin

Ndeshja e ligës së tretë Istogu 03 – Arbanasi, ka përfunduar në mënyrën më të keqe.

Kjo për faktin se u sulmua gjyqtari Diamant Hoti.

Hoti raportohet se u sulmua nga futbollistët e Arbanasit.

Menjëherë pas incidentit policia arrestoi futbollistin e dyshuar që grushtoi referin.

Hoti menjëherë i nxori kartonat e kuq nga xhepi.

Thuhet se si shkak për këtë ngjarje është skuadra mysafire e cila kërkonte penallti me arsyetimin se kishte hyrë në fushë një futbollist i skuadrës vendase pa urdhêrin e gjyqtarit.

Shpërndaje në: