Ndodh mrekullia, fëmija 2 vjeç bie nga kati i nëntë, shpëton
Një fëmijë vetëm 2 vjeç u rrëzua nga kati i nëntë i një pallati në Paris, në lagjen e Belleville, i cili shpëtoi pa pësuar asnjë frakturë.
“Është një mrekulli”, komentoi policia, lidhur me ngjarjen e kësaj të enjteje.
Tridhjetë metra rënie e lirë për Adam, nga dritarja e një shtëpie në katin e nëntë.
I mituri u dërgua me urgjencë në spital, por mjekët thanë se nuk ka asgjë shqetësuese.
Bazuar në dëshminë e prindërve në polici, vogëlushi ishte vetëm në dhomën e tij, kur hipi mbi një komodinë dhe u rrëzua, shkruan noa.al.
Vogëlushi përfundoi në pjesën e oborrit mbi disa shkurre, të cilat arritën që ti shpëtonin jetën.