Ndodh edhe kjo – Raphina dëmtohet në gju pasi goditi frigoriferin e pijeve

Ndodh edhe kjo – Raphina dëmtohet në gju pasi goditi frigoriferin e pijeve

Raphina është dëmtuar në gju në një mënyrë disi qesharake.

Lojtari i Barcelonës nuk ishte në top formë në ndeshjen ndaj Almeria-s, të cilën skuadra katalanase e humbi me rezultatin 1-0.

Sipas raportimeve nga mediet spanjolle, gjatë ndeshjes së Europa League ndaj Manchester United, ku Xavi e zëvendësoi brazilianin, ky i fundit u acaruar keq dhe në inat e sipër goditi një nga frigoriferët e pijeve.

Ky episod rezultoi me pasoja për Raphina-n që më pas pati probleme në gju dhe në sfidën e fundit nuk ishte në formën më të mirë të mundshme.

Shpërndaje në: