Ndodh edhe kjo: Nga reper, u shndërrua në këngëtar tallava: Gjiko prek fundin e fundit

Ndodh edhe kjo: Nga reper, u shndërrua në këngëtar tallava: Gjiko prek fundin e fundit

Le t’i lëmë shakatë me një anë, direkt në temë…

Kënga e re e Gjikos me Ermal Fejzullahun i ka të gjitha predispozitat e një këngeje të moderuar tallava, zhanër të cilin shumica e artistëve e kanë kompleks dhe mundohen ta denigrojnë, pasi e konsiderojnë si rrymë përulëse dhe anti-artistike, shkruan Periskopi.

Një gjë të tillë më nuk mund ta bëjë Gjiko, pas këngës së fundit të publikuar në bashkëpunim me Ermal Fejzullahun, të titulluar ‘Sa t’kom dasht’.

Kjo pasi kënga është krye kput tallava, por një tallava ndoshta paksa më e moderuar dhe e formësuar sipas kushteve dhe kërkesave të vitit 2021.

Nëse nuk po bindeni, atëherë vetëm dëgjoni këta rreshta të Gjikos në versin e parë: ”Ej, na ishim perfekt, une gjujsha lekë, ti kcejshe qyqek.

”Koka kolla jem, hajde rri me Jack, Jack.”

Sinqerisht, vetëm mendojeni. Po përmendet Coca-Cola, qyqeku, pastaj më vonë ai thotë edhe ‘gota me raki o, se jom sevdalio’.

Nëse prapë edhe kjo nuk mjafton, atëherë refreni i Fejzullahut i vë kapakun tallavas.

Madje, drill-artisti i njohur i skenës kosovare, Moss Della publikoi një foto interesante në Instagram të Gjikos dhe Ermal Fejzullahut me shkrimin: ”E nanën e k*drav. Krejt mu bo bashk, mi ja ble ni Shipk t’hekrit mu sill nto mir taman,” postim të cilin pastaj ai e fshiu.

May be a meme of 1 person and text

Nuk qëndrojmë aspak prapa këtij postimi të Mossit, por kjo ishte vetëm sa për t’ua dhënë idenë për zgjerimin e horizontit të mendimit të dëgjuesit për të shpikur metoda të reja për ta përshkruar një këngë të keqe.

Gjiko, e kuptojmë se kjo këngë mund të të sjellë ca para, por me çfarë çmimi…

Shikojeni e dëgjojeni edhe vetë më poshtë dhe na thoni se nuk është tallava, jo se ai ka thënë se nuk është, megjithatë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: