Ndodh edhe kjo: Në Armeni, ndalet rryma në ndeshjen e play-offit të Ligës së Kampionëve
Një situatë jashtëzakonisht interesante është krijuar gjatë ndeshjes mes Noah Yerevan të Armenisë dhe Ruzomberok të Sllovakisë nga play-offi i Konferencë Ligës.
Në minutën e 68-të të ndeshjes, rryma në stadium është ndërprerë, gjë që ka detyruar të ndërpritet ndeshja, e cila ka rifilluar pas rreth gjysmë ore vonesë.
Tifozët vendas nga Armenia shfrytëzuan situatën dhe ndezën dritat e telefonit në përpjekje për të ndriçuar stadiumin, por ishte më spektakolare se sa efektive.
Ndeshja u ndërpre me rezultatin 1:0 për Noah. Armenët kaluan në epërsi në minutën e tretë me golin e Gonzalo Gregorio dhe në fund fituan ndeshjen 3-0