Ndodh çmenduria – Me maska dhe duke bërtitur, ultrasit e klubit slloven ndërprejnë konferencën e trajnerit të ri
Ultrasit e Olimpija Ljubjana kanë shpërthyer në prezantimin e trajnerit të ri të skuadrës së tyre.
Ata kanë hyrë në konferencën e prezantimit të Albert Riera dhe kanë shkatërruar gjithçka.
Riera, një ish-lojtar i Liverpool, së fundmi ishte pjesë e stafit teknik të Galatasaray dhe gjërat për të nuk kanë nisur mirë.
Ai te Olimpija Ljubjana zëvendëson Robert Prosinecki, kroatin e famshëm që ka luajtur edhe me Real Madrid e Barcelonën.