Ndjekësit i kërkojnë largimin nga Përputhen pasi puthi Anën, reagon Atdheu
Vëmendjen më të madhe në “Përputhen Prime” që u transmetua të dielën e mori puthja që Atdheu i dhuroi Ana Lleshit, konkurrente e cila u përjashtua nga programi.
Kjo puthje ngjalli reagime të forta në rrjet, pikërisht sepse Ana u përjashtua dhe Atdheu kështu po thyente rregullat.Shumë ndjekës në rrjetet sociale kërkuan largimin e Atdheut, çka ka sjellë edhe reagimin e tij.
Atdheu ka publikuar në Snapchat një foto, krahas së cilës shkruan: “Veç Zoti më gjykon!”