Ndizet situata në Përputhen, Melisa dhe Ana kapen për Fatjonin

Ndizet situata në Përputhen, Melisa dhe Ana kapen për Fatjonin

Puntata e sotme e “PërPuthen” po i dedikohet takimit të Anës me Fationin, takimi i tyre i dytë, pasi i pari nuk shkoi edhe aq mirë.

Por në ndryshim, në këtë takim duket qartë tërheqja mes tyre, ndërsa Fationi i dhuroi Anës dy trëndafila, ku njëri ishte në nuancat e të bardhës dhe të kuqes.

“Simbolizon dashurinë dhe miqësinë”, i tha Fationi-Anës, ndërsa i dha trëndafilin.

Por duket se kjo ka bërë xheloze Melisën, e cila në studio iu kthye të dyve, edhe Fationit edhe Anës.

Debati:

Melisa: Ai trëndafili nuk ishte as i kuq, ishte ngjyrë pjeshke

Ana: Po ngjyrë pjeshke, se pjeshkë jam unë

Melisa: Si pjeshkë e stazhonume po më dukesh

Ana: Do e shohësh kush do dali pjeshkë e stazhonuar, por këto fjalët e tua janë shumë ofenduese, ki kujdes

Melisa: Në rregull

Shpërndaje në: