Ndizen qirinj te vendi i punës së Liridonës, deputeti suedez poston fotografi dhe fjalë prekëse
Deputeti në parlamentin suedez, Magnus Jakobsson, ka vizituar lokalin “Lejas Café” ku punonte e ndjera Liridona Ademaj në Suedi nga ku shprehi ngushëllime duke theksuar se e reja kosovare ishte person i mrekullueshëm. Aty në nderim të saj u ndezën qirinj e u vendosën lule.
Me anë të një postimi në “X”, deputeti Jakobsson theksoi se Liridonën do ta kujtojnë me ngrohtësi, pasi tha se ajo ishte një person që vlerësohej nga të gjithë.
“Sot kemi vizituar memorialin e Liridonës në Lejas Café. Shumë erdhën dhe lanë lule dhe ndezën qirinj. Një moment i denjë përkujtimi”, shkroi Jakobsson.
“Liridonën do ta kujtojmë me ngrohtësi. Ajo ishte një person i mrekullueshëm që vlerësohej nga të gjithë ata që e njihnin. U prefsh ne paqe!”, u shpreh ai.
Idag har vi besökt minnesstunden för Liridona hos Lejas Café. Många kom och lämnade blommor och tände ljus. En värdig minnesstund.
Vi kommer att minnas Liridona med värme. Hon var en fantastisk person som uppskattades av alla som lärde känna henne.
Vila i frid! pic.twitter.com/YXY3vyYFNC
— Magnus Jacobsson (@magnusjacobsson) December 3, 2023
Kafeneja në Suedi ku kishte punuar Liridona Ademaj, “Lejas Café”, këtë të diel u mbyll për klientët, por hapi dyert për ngushëllime për vdekjen e saj.
Vendi i saj i punës përmes një shkrimi në Facebook tha se Lili, siç e kanë quajtur atë, ishte një person shumë i dashur dhe se mirëpriste mysafirët e sigurohej që ata t’i dilnin të kënaqur nga kafeneja.
“Me trishtim të madh dhe zemra të rënduara duhet të njoftojmë sot se një person kaq i mrekullueshëm duhej të largohej shumë herët nga kjo botë. Një grua që vlerësonte gjithmonë klientët e saj dhe dëshironte të sigurohej që ata të kishin gjithmonë përvojën më të mirë me ne. Ajo gjithmonë jepte 100 përqindëshin e saj në vendin e punës dhe ishte vërtetë e hareshme me një buzëqeshje që ua ngjitke shpejt edhe kolegëve edhe klientëve”.
Ajo e donte jetën familjare dhe 2 djemtë e saj të mrekullueshëm më shumë se çdo gjë në botë, thotë më tej vendi i punës së Liridonës.