Ndikimi i votave të diasporës/ Muharremi tregon sa për qind mund t’i arrijnë VV, PDK, LDK, AAK-NISMA dhe pakicat

Analisti Shenoll Muharremi ka bërë një llogaritje se sa vota nga diaspora mund t’i marr Lëvizja Vetëvendosje.
Muharremi ka treguar disa modele të për qindjeve të votave, ku thotë se më i besueshmi mund të jetë ai i me 60%-65% ku VV rezulton të ketë 48 deputetetë.
Duke u bazuar në atë për qindje, Muharremi thotë se PDK do i ketë 24 mandate, LDK 20; AAK-N 8 dhe Pakicat 20.
Postimi i plotë:
Këtu i kemi të gjitha skenaret e ndikmit të votave të diasporës për LVV. Nga kjo shifet se sa mandate i fiton LVV nëse fiton 40%, 50%, 60%, 65%, 70% dhe 80%.
Modeli më i besueshëm mundet me qenë 60%-65%, dyjat rezultojnë me 48 mandate për LVV. Në këtë rast, PDK do i ketë 24 mandate, LDK 20; AAK-N 8 dhe Pakicat 20.
Ndikimi i Disaporës:
LVV: Vota 40% / Mandate 45
LVV: Vota 50% / Mandate 47
LVV: Vota 60% / Mandate 48
LVV: Vota 65% / Mandate 48
LVV: Vota 70% / Mandate 49
LVV: Vota 80% / Mandate 50
by ELECTA