Ndikimi i të dashurit 3 vite më të ri, po e ‘zhyt’ Dua Lipën; Ka kaq shumë kohë që 24-vjeçarja fotografohet si mos më keq

Ndikimi i të dashurit 3 vite më të ri, po e ‘zhyt’ Dua Lipën; Ka kaq shumë kohë që 24-vjeçarja fotografohet si mos më keq

Dua Lipa ka fshirë çdo postim të mundshëm nga Instagrami (ose të paktën ka zgjedhur t’i arikivojë përkohësisht nga sytë e gati 35 milionë njerëzve.) Ky vendim, në dukje ndoshta drastik, nuk erdhi edhe aq papritur sepse dy fotografitë e fundit të artistes me famë botërore ishin një sfond zi, një shenjë e fillimit të një ‘faze’ të re.

Nuk e dimë nëse kjo ka të bëjë me një projekt, një album apo diçka të ngjashme, por edhe sikur Dua mos ta paralajmëronte këtë gjë, njerëzit e kanë kuptuar që 24-vjeçarja po kalon një fazë ndryshimi dhe pamja e jashtme e reflekton mësë miri këtë gjë.

Prej katër muajsh Dua është në një lidhje me vëllain e vogël të motrave Hadid, Anwar e raporti duket të jetë goxha serioz. Artistja bashkëjeton me të dashurin 3 vite më të ri, ka një marrëdhënie shumë të mirë me motrat e tij, supermodelet Bella dhe Gigi dhe është e pranimshme në çdo mbledhje familjare.

Megjithatë sipas opinionit publik, ndikimi i 21-vjeçarit nuk është edhe aq pozitiv, sepse në çdo dalje publike, Dua është shfaqur e shkujdesur, me veshje  që deri tani nuk ishin në stilin e saj dhe jo mirë e kuruar nga pamja e jashtme.

Thuhet se një fotografi vlen më shumë se një mijë fjalë, ndaj po ju lëmë të vendosni ju !

Shpërndaje në: