A ndihmon Tequila në shëndetin e eshtrave? (Foto)
Një gotë e pijes Tequila mund të ndihmoj me shëndetin e eshtrave, thuhet në një studim të ri.
Shkencëtarët kanë gjetur që substanca nga bima e Tequila-s, ndihmon në rritjen e niveleve të kalciumit dhe magnezit, minerale që ndihmojnë t’i mbajnë eshtrat e fortë.
Madje këto sheqerna që gjenden në këtë bimë, mund të përdoren për të trajtuar osteoporozën, që shkaktohet nga dobësimi i eshtrave.
Kjo ngaqë këto substanca përmirësojnë absorbimin e kalciumit dhe magnezit në trup, të cilat janë minerale esenciale për shëndetin e eshtrave.
Shkencëtarët kanë zhvilluar studimin tek minjtë, kështu duke iu dhënë minjve sheqerna nga bima Tequila.
Pas tetë javësh janë analizuar mostra nga eshtrat e tyre, dhe është gjetur që proteinat janë sintetizuar për afërsisht 50% më shumë krahasuar me të tjerët që nuk kanë konsumuar ato sheqerna.