Ndiheni të lodhur shpesh? Këto janë arsyet

Ndiheni të lodhur shpesh? Këto janë arsyet
Në qoftë se shpesh ndiheni të lodhur, në artikullin e mëposhtëm mund të gjeni disa përgjigje pse ju ndodhë kjo.

Jeni dehidratuar

Dehidratimi mund të çojë në rënie të konsiderueshme të energjisë, humorit dhe aftësive njohëse.

Shmangni vaktet e të ngrënit

Çdo njeri ka nevojë për energji të vazhdueshme gjatë gjithë ditës. Ne përfitojmë energjinë tonë, kryesisht nëpërmjet ushqimeve që konumojmë. Sigurohuni që të hani vakte të vogla gjatë gjithë ditës, ushqime të shëndetshme, të tilla si: fruta, perime, arra, fara, për të mbajtur të lartë nivelin e energjisë.

Merreni me telefonin ose loptopin

Për fat të keq, shumica e shoqërisë mban telefona dhe laptopë pothuajse gjithë ditën me vete. Por studime të ndryshme kanë vërtetuar se ekspozimi ndaj dritave blu dhe të bardhë, që vijnë nga pajisjet elektronike mund të ndikojnë në trurin tonë, veçanërisht hormonin e melatoninës.

Konsumoni më shumë yndyrë

Studimet kanë treguar se ata që konsumojnë një dietë të lartë në yndyrë mund të kenë përgjumje gjatë ditës dhe paaftësi për t’u përqendruar. Sigurohuni që të hani shumë karbohidrate të shëndetshme, të tilla si: fruta, oriz ngjyrë kafe dhe patate të ëmbël, për të shmangur ushqimet e gatuara me yndyrë. Zgjidhni burimet ushqyese të yndyrës, si: avokado, arra dhe fara.

Pini alkool

Studiuesit në Universitetin Brown thonë se pirja e alkoolit në orët e mbrëmjes stimulon trupin dhe mendjen më shumë se në çdo kohë tjetër të ditës. Prandaj, në qoftë se ju pini alkool, konsumojeni gjatë ditës, që të mund të keni një gjumë të qetë.

Shpërndaje në: