Ndiheni të lodhur? Këto janë disa mënyra si të jeni më energjikë gjatë ditës!
Bëni gjumin e plotë. Mos rrini shumë vonë natën dhe nëse jeni detyruar të rrini kompensojeni kohën duke bërë gjumin e drekës. Gjumi është koha e rigjenerimit të qelizave të trurit dhe në rast se nuk flini aq sa duhet mungesa e gjumit do të reflektojë në prishje të humorit dhe ulje të produktivitetit në punë.
Bëni ushtrime fizike. Edhe në rast se nuk keni kohë për të shkuar për vrap ose në palestër të paktën bëjeni në këmbë distancën për në punë ose në shkollë. Mos lejoni të jeni gjithë ditën ulur dhe pa aspak stërvitje fizike, sepse shëndeti përkeqësohet. E dimë që kërkon shumë vullnet dhe përkushtim por aktiviteti fizik është një nga metodat më efikase.
Merrni sasitë e duhura të vitaminës D. Studimet tregojnë se vitamina D ka rol kryesor në energjinë e përditshme të trupit dhe rregullon metabolizmin, si dhe gjendjen tonë shpirtërore. Vitamina D mund të merret si suplement i veçantë, por gjendet edhe në ushqime të ndryshme si peshku, vezët dhe qumështi.
Hani shpesh dhe pak. Vaktet tuaja duhet të jenë të shkurtra dhe të pakta në sasi dhe frutat apo perimet nuk duhet të mungojnë asnjëherë. Ju mund të hani 5-6 herë në ditë nëse dini të ruani sensin e masës.