Kur lodhja, mungesa e energjisë dhe dobësia nuk janë për shkak të një problemi shëndetësor, siç është hipotiroidizmi dhe anemia, atëherë shkaku me shumë gjasa është keq ushqyerja.
Shikoni cilat janë sekretet e dietës për të rifituar energjinë tuaj të humbur:
Mjalti
Mjalti ka vlera ushqyese dhe luan një rol të rëndësishëm në prodhimin e energjisë. Ndihmon në luftimin e lodhjes, falë së lartë të vitaminave B dhe mineraleve.
Tërshëra
Tërshëra i jep energji trupit për shkak të karbohidrateve komplekse që përmban. Yëreshëra l;uan rol të rëndësishëm në funksionimin e duhur të metabolizmit, por edhe në funksionin e mirë neuromuskular për shkak të vitaminave B kompleks që përmban.
Bananet
Bananet janë të pasura me kalium, fibra dhe karbohidrate, prandaj janë një ushqim ideal, për të rritur energjinë. Një studim nga Instituti Kombëtar i Shëndetit i SHBA zbuloi se bananet ishin po aq energjike sa pijet energjike për çiklistët.
Spinaqi
Spinaqi është i rëndësishëm për prodhimin e energjisë, funksionin imunitar dhe furnizimin me oksigjen të muskujve.
Kafja
Kafeina rrit funksionin e trurit, duke rritur nivelet e substancave të rëndësishme në sistemin nervor qendror. Kështu, na ndihmon të zgjohemi, të koordinojmë lëvizjet tona në mënyrë efektive dhe të mos lodhemi. Konsumimi i 75mg kafeinë shoqërohet me rritjen e vigjilencës, sipas Autoritetit Evropian të Sigurisë Ushqimore.