NDI demanton lajmin për sondazhin e publikuar: Nuk na përket neve

NDI demanton lajmin për sondazhin e publikuar: Nuk na përket neve

Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) ka demantuar sondazhin për partitë politike, i cili u publikua dje në disa media në Kosovë.

Sipas tyre ky sondazh nuk u përket atyre, shkruan Periskopi.

“Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) është njoftuar për një raportim që po qarkullon në media sot, i cili pretendohet të japë rezultate të një sondazhi të NDI-së për renditjen e partive politike në Kosovë. Atribuimi i këtij raporti nuk është i vërtetë dhe nuk i përket NDI-së”- thuhet në përgjigjen e NDI-së dhënë për Krypometër.

 

Shënim: Artikulli është edituar pas vlerësimit nga verifikuesit e fakteve dhe demantit të NDI

Shpërndaje në: