‘Ndëshkimi’ me lule
Shkrimtari Daniel Defoe, një nga themeluesit e novelës angleze, i njohur për romanin Robinson Kruzo, pikërisht më 31 korrik të vitit 1703, lidhet në Shtyllën e Ndëshkimit publik për krimin e shpifjes pasi kishte botuar një pamflet politik satirik kundër qeverisë, por në vend të goditjes me sende përçmuese; gurë e mbeturina, Defoe u ‘sulmua’ me lule nga njerëzit e mbledhur dhe kalimtarë.
Pas 3 ditësh në shtyllën e ndëshkimit, ai u dërgua në burg nga ku u lirua pas disa muajsh me kusht që të bashkëpunonte duke vepruar si spiun në radhët e kundërshtarëve të qeverisë.