Ndeshjet e Kosovës për qershor, ky është orari dhe kundërshtarët
Pas ndeshjeve miqësore ndaj Burkina Fasos (5:0) dhe Zvicrës (1:1), Kosova do të rikthehet sërish në aksion në qershor.
Madje, “Dardanët” brenda dhjetë ditëve në qershor do t’i zhvillojnë katër ndeshje.
Në muajin qershor do të fillojë sezoni 2022/23 në Ligën e Kombeve. Kosova është pjesë e Grupit 2 në Ligën C, bashkë me Qipron, Greqinë dhe Irlandën Veriore.
Kosova ndeshjen e parë do ta luajë në udhëtim te Qipro më 2 qershor, kurse më 5 qershor është e programuar ndeshja me Greqinë në “Fadil Vokrri”.
“Dardanët” sërish do të luajnë në shtëpi më 9 qershor, kësaj here ndaj Irandës Veriore.
Kurse, Kosova ndeshjen e fundit do ta luajnë në udhëtim te Greqia, më 12 qershor.