Ndeshje palidhje: Drita-Ballkani thatë si Sahara, vetëm një gol në dy takimet e tjera – mbyllen pjesët e para

Ndeshje palidhje: Drita-Ballkani thatë si Sahara, vetëm një gol në dy takimet e tjera – mbyllen pjesët e para

Kanë përfunduar pjesët e para nga tri ndeshjet e Superligës së Kosovës në futboll.

Anemi, monotoni e mërzi gjithandej. Në tri ndeshjet që kanë filluar nga ora 16:00 është shënuar vetëm një gol, për ta nënvizuar komplet sezonin e ri të elitës së futbollit kosovar, shkruan Periskopi.

Në fakt, përveç golit që u shënua në ndeshjen Feronikeli-Dukagjini, me këtë të parën që po avancon 1-0 falë golit të Qorrit në minutën e gjashtë, nuk dimë çka të shkruajmë tjetër në këtë raport.

Thjesht futboll i keq.

Nuk pati gola në dy takimet e tjera, Drita-Ballkani dhe Llapi-Malisheva. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: