“Ndeshje e çmendur”, Toulouse shënon fitore të madhe ndaj Liverpoolit
Liverpooli e ka pësuar humbjen e parë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.
“Reds” u mposhtën në udhëtim nga Toulouse me rezultat 3:2, shkruan Express.
Se anglezët do ta kishin vështirë u pa edhe nga formacioni, teksa Jurgen Klopp kishte vendosur të pushojë ekipin e parë për këtë përballje.
Vendasit arritën të kalonin në epërsi në minutën e 36-të kur Donnum realizoi.
Me të nisur pjesa e dytë, Klopp bëri tri zëvendësime, duke inkuadruar Salah, Arnold e Szoboszlai në lojë
Por, Toulouse vazhduan me lojë të mirë dhe dyfishuan epërsinë në minutën e 58-të, kur Dallinga realizoi.
Në minutën e 74-të, Casseres shënoi autogol, për ta ngushtuar epërsinë e ekipit të tij.
Por, vetëm dy minuta më pas, Toulouse realizoi sërish për 3:1 nëpërmjet Magri dhe duke e vulosur kështu fitoren sonte.
Krejt çfarë bënë deri në fund mysafirët ishte shënimi i golit të dytë nëpërmjet Jotas në minutën e 89-të.
Përkundër humbjes, Liverpooli vazhdon t’i prijë grupit E me nëntë pikë, ndërsa Toulouse tani gjendet e dyta me shtatë pikë gjithsej.