Ndeshja Zvicër-Kosovë, biletat shkojnë mbi 100 franga në tregun e zi
Tashmë tifozët shqiptarë kanë nisur të grumbullohen para stadiumit Sant Jakob Park, aty ku sonte do të luhet ndeshja mes Zvicrës dhe Kosovës.
Interesimi për këtë ndeshje është shumë i madh nga shqiptarët, shumë nga ta akoma janë duke kërkuar bileta, të cilat në tregun e zi kalojnë çmimin 100 franga.
Po, kam bileta. Kushton 110 frangë”, i tha RTKLive një shitëse bileta në tregun e zi. Madje, ka edhe bileta që çmimi i tyre shkon edhe me larg.
Ndeshja Zvicër-Kosovë fillon në orën 20:45.