Ndeshja Shqipëri – Kroaci: Në stadiumin “Volksparkstadion” do të jetë edhe Albin Kurti

Ndeshja Shqipëri – Kroaci: Në stadiumin “Volksparkstadion” do të jetë edhe Albin Kurti

Kombëtarja e Shqipërisë ka mbërritur në Hamburg, ku nesër do të luajë kundër Kroacisë.

Loja luhet në “Volksparkstadion”, me fillim prej orës 15:00, dhe aty për ta parë lojën për së afërmi do të jetë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Lajmin e ka konfirmuar gazetari i sportit, Arlind Sadiku, i cili është duke e përcjell për së afërmi Euro 2024.

Ndryshe, skuadra e Sylvinhos do ta synojë fitoren për të shpresuar për një kalim tutje në fazën tjetër të “EURO 2024”.

Shqipëria para ndeshjes me kroatët do ta zhvillojë edhe një seancë stërvitore.

Në ndeshjen e parë, “Kuqezinjtë” u mposhtën 2:1 prej Italisë.

Shpërndaje në: