Ndeshja Shqipëri – Islandë: Policia e shteti del me një njoftim të rëndësishëm për tifozët

Ndeshja Shqipëri – Islandë: Policia e shteti del me një njoftim të rëndësishëm për tifozët

Mbrëmjen e sotme në stadiumin “Air Albania” do të zhvillohet ndeshja mes Shqipërisë dhe Islandës.

Policia ka njoftuar se disa segmente rrugore do të jenë të bllokuara pas orës 18:00 dhe se policia do të garantojë lëvizjen e tifozëve përgjatë rrugëkalimeve të përcaktuara dhe nuk do të lejojë grumbullim apo kalim të tifozëve jashtë itinerarit të caktuar.

Njoftimi:

Policia Rrugore ka marrë një plan masash për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë ndeshjes që do të zhvillohet në stadiumin ‘Air Albania’ mes Shqipërisë dhe Islandës.

Do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore gjatë momentit të kalimit të tifozëve, nga ora 18:00 deri në përfundim të aktivitetit, konkretisht:

– Rruga “Lek Dukagjini”, përreth stadiumit, rruga “Dervish Hima”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi “Air Albania” dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga Presidenca deri te sheshi “Nënë Tereza”.

Policia do të garantojë lëvizjen e tifozëve përgjatë rrugëkalimeve të përcaktuara dhe nuk do të lejojë grumbullim apo kalim të tifozëve jashtë itinerarit të caktuar.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e tifozerive respektive, për zbatimin e detyrimeve të mësipërme, si dhe mirëkuptimin e qytetarëve për të evituar lëvizjen me automjete në segmentet rrugore të lartpërmendura, nga ora 18:00 deri në përfundim të aktivitetit.

Po në zbatim të planit të masave, do të ushtrohen kontrolle ndaj tifozëve, para hyrjes në stadium, për sende të kundërligjshme (si armë, sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalikë, lëndë piroteknike etj). Çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.

Nuk do të lejohen të futen në stadium persona të papajisur me dokument identifikimi, si dhe fëmijët nën moshën 16 vjeç, pa praninë e prindërit apo të kujdestarit.

Gjithashtu, nuk do të lejohen të futen në stadium tifozët që në aktivitete të ndryshme sportive janë të identifikuar nga Policia, si problematikë.

Policia ju bën me dije se në rastet e prishjes së rendit dhe qetësisë publike, do të ndërhyjë si në ambientet e jashtme të stadiumit, ashtu dhe në ambientet e brendshme, për rivendosjen e rendit dhe shoqërimin e personave që do shkaktojnë trazira apo do të kryejnë veprime antisportive.

Shpërndaje në: