Ndeshja e Superligës sot u luajt në kushte absolutisht gërrditëse
Ndeshja mes Dritës dhe Ulpianës në Superligë i hedhi përsëri dritë problemeve të vazhdueshme që ka pasur stadiumi i Gjilanit.
Në kushte atmosferike të rënduara, por jo aq sa mund të duket, stadiumi u shndërrua në terren patatesh.
Në këtë stadium i zhvillojnë ndeshjet dy prej klubeve më të mëdha të Kosovës, Drita dhe Gjilani, e që garojnë vazhdimisht për titull kampioni.
Megjithatë, ende nuk ka hapa konkret drejt përmirësimit të kushteve të fushës së tyre.
Një fushë e rënduar dhe pa kushte minimale për zhvillimin e ndeshjes u pa edhe sot në duelin mes Dritës dhe ekipit nga Lipjani, Ulpianës.
Vendasit triumfuan 3:1 dhe e mbyllën kështu stinorin vjeshtor me fitore.