Ndeshja e shekullit Fischer vs. Spassky shfaqet në teatër më 18 janar

Ndeshja e shekullit Fischer vs. Spassky shfaqet në teatër më 18 janar

Të gjithë e dimë se çka ishte Lufta e Ftohtë, një konflikt i ngrirë mes ShBA-ve dhe Bashkimit Sovjetik. Por, kjo luftë manifestohej edhe nëpër terrene tjera, veçanërisht në sport. Dhe kjo luftë, mbërtheu botën në Islandë kur amerikani Bobby Fischer u përball me rusin Boris Spassky për Kampionin Botëror të Shahut në vitin 1972.

Kjo dyshe ishte larg syrit të mediave dhe për rezultatin [dmth lëvizjet që bënin në tabelën e Shahut], publiku informohej vetëm me anë të telefonit.

Tani një shfaqje e re po e ri-sjellë ndeshjen historike në teatër, shkruan BBC, përkthen Periskopi.

Rolin e Fischerit do ta luajë aktori i njohur Robert Emms, i njohur në serialet televizive Atlantis dhe Chernobyl, ndërsa rolin e Spasskyt do ta ketë irlandezi Ronan Raftery.

Regjisorja Annabelle Comyn na sjell në teatër meçin e shekullit Spassky vs. Fischer, më saktë në Teatrin Hampstead në Londër më 18 janar.

Kujtojmë se Xhorxh Bush e kishte dënuar Bobby Fischerin që të mos kthehej kurrë në Amerikë.

Fischer vdiq në vitin 2008 përderisa rivali i tij “i pavdekshëm” është ende gjallë dhe jeton në Rusi që nga viti 2012.

Ndeshjen e kishte fituar Bobby Fischer. /Periskopi

Shpërndaje në: