Ndeshja e parë e Van Dijk pas 285 ditëve nuk shkoi sipas planit, holandezi u turpërua
Të gjithë e prisnin me padurim rikthimin e Virgil Van Dijk në fushën e blertë, por ky rikthim nuk erdhi në mënyrën më të mirë të mundshme për lojtarin.
Van Dijk, pas 285 ditëve jashtë fushave të blerta, shënoi rikthimin në skuadrën e Liverpool, në një miqësore kundër skuadrës së Hertha Berlin.
Mbrojtësi u inkuadrua në takim në minutën e 69’, por pas vetëm 11 minutave, ai u rrëzua në tokë nga një driblim maestral i Steven Jovetic.
?⚽️ | NEW: Van Dijk has been absolutely spun on his return to Liverpool pic.twitter.com/cjAabKqcLj
— Football For All (@FootballlForAll) July 29, 2021
Shihet se holandezi ishte i fundit në vijën e mbrojtjes së ‘Reds’, por kjo pengesë e fundit, nuk ishte pengesë që mundi t’i shkaktonte probleme yllit malazez, i cili më pas dërgoi topin në rrjetë.
Van Dijk, para se të pësonte lëndimin ishte një nga mbrojtësit më të mirë në botë, nëse jo më i miri, por, tani duket se ka shumë punë për të bërë, në mënyrë që të kthejë formën e tij të dikurshme. /Periskopi/