Ndërtimet te parku në Ferizaj, reagon komuna: Lejen ia ka dhënë Ministria e Bujqësisë

Ndërtimet te parku në Ferizaj, reagon komuna: Lejen ia ka dhënë Ministria e Bujqësisë

Nisja e ndërtimit të një objekti në Parkun e Lirisë në Ferizaj ka nxitur reagime të shumta tek qytetarët në këtë komunë. Partitë opozitare e kanë akuzuar kryetarin Agim Aliu për këto ndërtime, mirëpo komuna e drejtuar nga ai “e ka hedhur topin” te Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, shkruan Periskopi.

Komuna e Ferizajt përmes një reagimi ka sqaruar opinionin publik se ndërtimet e nisuara në “Parkun e Lirisë” janë zhvilluar me miratim të Ministrisë së Bujqësisë.

Sipas komunës, personi privat ka marrë pëlqimin nga ministria për ndërtimin e këtij objekti, pasi që prona e kontestueshme është në pronësi të ministrisë.

Madje, siç thuhet në reagimin e tyre, komuna është përballur edhe në gjykatë për këtë pronë, kontest të cilin e ka humbur.

Shpërndaje në: