Ndërron jetë doajeni i Farmacisë kosovare
Oda e Farmacistëve të Kosovës përmes një postimi në faqen zyrtare, ka njoftuar se ka ndërruar jetë doajeni i Farmacisë Amir Agani, magjistër Amir Agani.
“Në këto momente të vështira për familjen dhe komunitetin farmaceutik, Oda e Farmacistëve të Kosovës duke vlerësuar lartë kontributin e tij në sektorin farmaceutik, në emër të të gjithë kolegëve Farmacist shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes, të afërmëve, miqëve dhe gjithë kolegëve të z. Agani”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Postimi i plotë:
Ndahet nga jeta, doajeni i Farmacisë – Magjistër Amir Agani!
Në këto momente të vështira për familjen dhe komunitetin farmaceutik, Oda e Farmacistëve të Kosovës duke vlerësuar lartë kontributin e tij në sektorin farmaceutik, në emër të të gjithë kolegëve Farmacist shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes, të afërmëve, miqëve dhe gjithë kolegëve të z. Agani
Puna e z. Agani do të jetë udhërrëfyesi më i mirë për ndërtimin e gjeneratave të reja të farmacistëve.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!