Ndërron jetë babai i aktores Yllka Gashi
Sot është dhënë lajmi se ka ndërruar jetë babai i aktores.
Motra e Yllkës, Donika ishte ajo e cila njoftoi përmes një postimi në rrjete sociale.
Ndër tjera, ajo tregon se në orët e vona të mbrëmjes ka ndërruar jetë babai i tyre, kurse për shkak të pandemisë ceremonia e varrimit do bëhet vetëm me familjarët.
Postimi i plotë i saj:
“Me pikëllim të thellë njoftojmë farefisin, shokët, miqtë e dashamirët, që mbrëmë më 20.03.2021 në orët e vona të mbrëmjes ndërroi jetë i dashuri ynë baba Hafiz Gashi (03.10.1941).
Varrimi bëhet sot më 21.03.2021, me namazin e ikindisë në varrezat te Xhamia e lagjes Suteskë, në Mramor. Për hir të traditave fetare, varrimi bëhet vetëm me pjesëmarrje të burrave.
Për shkak të situatës me pandeminë, nuk ka të pame.
Të pikëlluarit:
Bashkëshortja Vahidja, fëmijët: Donika, Iliriana, Fllanza, Yllka dhe Ademi, mbesat e nipat dhe mbarë familja Gashi”.
Theksojmë se, aktorja më rolin kryesor në filmin “Zgjoi” nuk ka reaguar ende me ndonjë postim në profilet e saj zyrtare derisa rikujtojmë se Yllka Gashi nuk gjendet në Kosovë por në Amerikë me bashkëshortin dhe fëmijët.