Ndërrimi i kilometrazhës së automobilave të vjetër ishte ndër mashtrimet më të shpeshta në vitin 2021
Kompania carVertical ka publikuar një raport, sipas të cilet del se kthimi i kilometrazhës së automjeteve të vjetra mbeti mashtrimi më i shpeshtë edhe në vitin 2021.
Sipas raportit, 18.5% e automjeteve të kontrolluara gjatë vitit 2021 rezultojnë se e kishin të kompromentuar orën që tregon kilometrat e kaluar.
Sipas raportit në fjalë, që bazohet mbi të dhënat e mbledhura gjatë tërë vitit 2021, kthimi i kilometrazhës është mashtrimi më i shpeshtë që i bëhet blerësve të ri të automjeteve të vjetra.
Përndryshe, në total del se 18.5 përqindëshi i automjeteve të cilave iu është ndërruar kilometrazha realisht paraqet 7,112.445 automjete.