Ndërpritet sistemi i IT’së në të gjithë botën goditen bankat, mediat dhe linjat ajrore

Ndërpritet sistemi i IT’së në të gjithë botën goditen bankat, mediat dhe linjat ajrore

Një sërë institucionesh në botë  kanë raportuar se janë goditur bankat kryesore, mediat dhe linjat ajrore nga një ndërprerje masive e IT, shkruan BBC, përcjell Periskopi.

Ndërprerjet e TI-së po raportohen në të gjithë botën, duke prekur linjat ajrore, mediat dhe bankat.

Shkaqet nuk dihen por Microsoft thotë se po merr masa shkruan BBC, përcjell Periskopi.

Burime të Periskopit kanë thënë se sistemet bankare nuk janë duke funksionuar as në Kosovë.

 

 

Ryanair paralajmëron për “ndërprerje të mundshme në të gjithë rrjetin”

 

Në një postim nga Edinburgu, linja ajrore evropiane Ryanair thotë se po përjeton “ndërprerje të mundshme në të gjithë rrjetin” – që sipas saj është për shkak të një ndërprerjeje të palës së tretë.

 

Linja ajrore këshillon që kushdo që udhëton sot duhet të kontrollojë aplikacionin Ryanair për përditësime në fluturimin e tyre.

 

 

Gjigandi i telekomunikacionit Australian i prekur

 

Telstra Group e Australisë, një kompani telekomunikacioni, thotë se po përballet gjithashtu me ndërprerje.

 

Duke iu përgjigjur një postimi në X, kompania tha se “çështjet globale që prekin CrowdStrike dhe Microsoft po prishin disa nga sistemet tona. Çështja po shkakton disa pengesa për disa nga klientët tanë dhe ne ju falënderojmë për durimin tuaj.”

 

Sky News është jashtë transmetimit në Britani

 

Në Mbretërinë e Bashkuar, kanali Sky News është jashtë transmetimit për shkak të ndërprerjeve. Kanali nuk ka mundur të transmetojë drejtpërdrejt këtë mëngjes, thotë drejtori ekzekutiv i kompanisë.

Kompanitë hekurudhore atje thonë se po përjetojnë “probleme të përhapura me IT”, e po ashtu stoqet e këmbimoreve në Londër nuk kanë qenë funksionale.

 

Ndërsa ndërprerjet u përhapën, aeroporti i Berlinit raporton vonesa për shkak të “defektit teknik”

 

 

Aeroporti i Berlinit ka postuar në X, që po përjeton vonesa në check-in për shkak të një “defekti teknik”.

 

Në Spanjë, një “incident” është raportuar në të gjitha aeroportet e vendit.

 

“Po punojmë për ta zgjidhur sa më shpejt. Ndërkohë, operacionet po vazhdojnë me sisteme manuale”, thotë operatori spanjoll i aeroportit./Periskopi

Shpërndaje në: