Ndërpritet sërish derbi Partizani – Tirana
Është ndërprerë derbi i madh shqiptar, mes Partizanit dhe Tiranës, i vlefshëm për javën e 24-t në Kategorinë Superiore.
Po zhvillohej minuta e 49-të, kur Tirana gjeti golin e barazimit, por që u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.
Dhe, në këtë moment tifozët “bardhekaltër” filluan të hidhnin fishekzjarrë në fushën e lojës, teksa gjithçka pastaj u mbulua nga tymi.
Gjyqtari vendosi për ndërprerjen e ndeshjes.
Ndeshja rifilloi pas më shumë se 15 minutash pauzë.
Ndryshe, Partizani është duke udhëhequr me rezultatin 1:0.