Ndërpritet finalja mes Prishtinës dhe Trepçës, tifozët hedhin mjete shpërthyese
Është ndërprerë ndeshja finale e Superkupës së Kosovës në basketboll.
Në finale të kësaj gare janë Sigal Prishtina dhe Trepça.
Gjyqtarët e ndeshjes vendosën të largohet nga parketi dhe ta ndërpresin ndeshjen shkaku i hedhjes së mjeteve shpërthyese nga tifozët e pranishëm.
Kujtojmë se të pranishëm në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve janë dy grupet e tifozëve, “Plisat” dhe “Torcidat”, të cilët nuk kanë aspak raporte të mira mesvete.
Ndeshja u ndërpre pasi kaluan afro dy minuta në çerekun e dytë. Në këtë moment Prishtina ishte duke fituar me rezultatin 18:12.