Ndërhyrja më cinike në histori që po shkon viral, vjen nga futbolli i grave

Ndërhyrja më cinike në histori që po shkon viral, vjen nga futbolli i grave

Ndërhyrja më cinike në histori po shkon viral, vjen në futbollin e grave

Gratë e Kombëtares së Irlandës veriore siguruan vendin e tyre në Euro 2022 me një fitore historike kundër Ukrainës, të martën mbrëma, transmeton Periskopi.

Skuadra e Kenny Shiels arrin këtë për herë të parë në histori, teksa u kualifikuan falë një fitoreje monumentale 2-0 kundër një Kombëtareje që aktualisht pozicionohet 25 vende mbi ta në ranglistën e FIFA-s.

Ishte një natë historike për irlandezet, aq sa ishte frustruese për ukrainaset.

Kjo nënvizohet edhe nga veprimi i Natiya Pantsulaya, nga Ukraina, e cila shkaktoi një prej ndërhyrjeve më cinike në histori të futbollit në minutën e 87-të.

Ajo la krejtësisht ndjekjen e topit dhe u fokusua në ndërhyrjen ndaj kundërshtares.

Ajo që e bën më të cuditshme ndërhyrjen është fakti se Pantsulaya ishte në avantazh dhe sikur të vazhdonte ta ndiqte topin, sigurisht se do ta merrte posedimin.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: