Ndërhyrja heroike e Kimpembes për PSG-në derisa ishte i lënduar, është një prej më të mirave në histori
Ndërhyrja e Presnel Kimpembes në ndeshjen e Paris Saint-Germainit me Lillen më 2020, duhet të konsiderohet si një prej ndërhyrjeve më të mira në histori të futbollit.
Më 20 dhjetor, 2020, PSG udhëtoi drejt Lille për ndeshjen kruciale për vendin e parë në tabelën e Ligue 1.
PSG ishte e dëshpëruar të siguronte një fitore për të marrë primatin.
Por parisienët kaluan një natë frustruese, derisa tentativat për ta gjetur rrugën e golit në mënyrë konstante hasën në pengesa.
Në minutën e 78, PSG fitoi një këndore dhe me të gjitha forcat u hodh në sulm për të gjetur golin.
Por vendimi për të dërguar të gjithë lojtarët në sulm, i kushtoi me një kundërsulm të frikshëm nga Lille.
Kimpembe e gjeti veten si mbrojtësi i vetëm në ‘stuhinë’ sulmuese me katër futbollistë të kundërshtarit.
Përpjekjet e mbrojtësit francez për ta ndalur sulmin pësuan një goditje edhe më të madhe, kur ai në proces e sipër tërhoqi ligamentin.
Por ai nuk e pati ndërmend ta lejonte këtë ta ndalte në vendosmërinë për të shkatërruar sulmin.
Duke luftuar me dhimbjen, francezi arriti të dhurojë një ndërhyrje heroike në Burak Yilmazin, për t’ia marrë topin.
Jo vetëm kaq por, derisa ishte i shtrirë në fushë, Kimpembe pastaj arriti ta largonte topin në zonën e sigurtë para se të merrte vëmendje mjekësore.
Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/
Kimpembe’s vs Lille with a pulled hamstring pic.twitter.com/1eFs2QFyKY
— Joe Patch (@boringJoePatch) April 28, 2021