Ndërhyrja e Nabil Fekirit në Pascal Strujikun në miqësoren parasezonale, ishte absolutisht turpëruese

Ndërhyrja e Nabil Fekirit në Pascal Strujikun në miqësoren parasezonale, ishte absolutisht turpëruese

Leeds United u mposht 3-2 nga Real Betisi në ndeshjen e fundit parasezonale, të shtunën pasdite.

Golat nga Aitor Ruibal, Borja Iglesias dhe Youssouf Sabaly kishin vendosur skuadrën nga La Liga në epërsi prej 3-1, teksa po zhvillohej minuta e 55-të.

Sidoqoftë, rezultati mbeti nën hijën e dickaje tjetër, transmeton Periskopi.

Vonë në pjesën e dytë, futbollisti i Betisit, Nabil Fekir goditi Pascal Strujikun e Leedsit në mënyrë brutale, derisa të dy po duelonin për posedimin e topit.

Ndërhyrja cinike e francezit rezultati me dëmtimin e Strujik, i cili eventualisht u desh të largohej nga fusha dhe është e cuditshme si Fekir nuk u përjashtua.

Ai u ndëshkua vetëm me të verdhin.

Leeds postoi një video të ndërhyrjes në llogarinë zyrtare dhe ju mund ta shihni dhe gjykoni edhe vetë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: