Ndërhyrja e Ledley King në Arjen Robbenin mund të jetë më e mira në histori të Premier Leagues

Ndërhyrja e Ledley King në Arjen Robbenin mund të jetë më e mira në histori të Premier Leagues

Karriera profesionale e Ledleyt Kingut fatkeqësisht u përcoll nga problemet e vazhdueshme me lëndime.

Nëse anglezi do të qëndronte në 100% e tij, ai me shumë gjasë do të konsiderohej si një prej qendërmbrojtësve më të mirë në histori të Premier Leagues, transmeton Periskopi.

King u kufizua në vetëm 323 paraqitje për Tottenhamin, plus 21 tjera me Anglinë, si rezultat i problemeve të vazhdueshme me përgatitjen fizike, teksa u pensionua në moshën vetëm 31-vjeçare.

Problemet e tij kronike me gjurin ishin aq të rënda, saqë – në përfundim të karrierës – ai nuk mund të stërvitej me skuadrën e Spurs dhe u desh të bënte seanca fitnesi i vetëm.

Sidoqoftë, ai mbetet përgjegjës për një prej ndërhyrjeve më të mira në histori të Premier Leagues.

Në nëntor të vitit 2006, Spurs regjistroi një fitore historike kundër rivalit lokal, Chelseat, në ‘White Hart Lane’, falë golave nga Michael Dawson dhe Aaron Lennon.

Por po të mos kishte qenë për superndërhyrjen e Kingut në Arjen Robbenit, rezultati final ka mundur të ishte ndryshe.

Holandezi i shpejtë mposhti grackën e pozitës jashtë loje të Spurs, derisa rezultati ishte 0-0 dhe u duk se do të shënonte sigurtë.

King kishte ide tjera, megjithatë. Ish-kapiteni i Spurs tregoi shpejtësi enorme duke e zënë Robbenin në 20 metra distancë, para se të dhuronte një ndërhyrje perfekte derisa Robben po mundohej të shënonte.

Shikoni pamjet e mëposhtme. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: