Ndërhyrja e Cesar Azpilicuetas në Jack Grealishin ishte aq e çuditshme, sa që ka shkuar viral
Manchester City dhuroi një paraqitje brilante për ta mposhtur Chelsean në ‘Stamford Bridge’, të shtunën pasdite.
Skuadra e Pep Guardiolas imponoi dominimin pas pushimit dhe eventualisht fitoi 1-0, transmeton Periskopi.
Gabriel Jesus shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 53-të, duke ia siguruar ‘Qytetarëve’ pikët e plota.
Pak para golit të fitores së brazilianit, pati një moment të çuditshëm me protagonistë Cesar Azpilicuetan dhe Jack Grealishin.
Spanjolli shkakoi ndërhyrje të palejuar pasi iu sul anglezit nga prapa.
Azpilicueta pastaj qëndroi mbi Grealishin dhe u ngrit lart, derisa ylli i Cityt u mundua të kthehej në këmbë.
anyone else thought chelsea players were really strange today ? like wtf is this pic.twitter.com/GeYe2nPk5W
— ً (@GREALlSH10) September 25, 2021
Ishte vërtetë një moment i çuditshëm.
Klipi ka shkuar viral duke nxitur 3 mijë e 500 ripostime deri në kohën e shkrimit.
Shikoni reagimet më poshtë. /Periskopi.com/