Ndërhyrja e Carles Puyolit në Phil Nevillen në miqësore është aq brutale, sa që thjesht duket e pabesueshme

Ndërhyrja e Carles Puyolit në Phil Nevillen në miqësore është aq brutale, sa që thjesht duket e pabesueshme

Carles Puyol ishte një futbollist që gjithmonë jepte 110% në fushë.

Spanjolli mbetet një prej mbrojtësve më të mirë në histori, teksa fitoi shumë trofe me Barcelonën, transmeton Periskopi.

Stili agresiv i lojës së Puyolit e bënte atë absolutisht makth për kundërshtarët, me shumë sulmues të klasit botëror që dështuan në duele me të.

Sidoqoftë, ikona e Barcelonës ishte pjesë e një skuadreje me gjashtë ish-lojtarë të Spanjës kundër gjashtë ish-të Anglisë në një përballje që u luajt në Londër, derisa e gjeti veten fajtor të një ndërhyrjeje absolutisht të tmerrshme në Phil Nevillen.

Në fakt, Neville është me fat që shpëtoi pa këmbë të thyer.

Çuditërisht, Puyol nuk u përjashtua nga gjyqtari, diçka që tingëllon edhe më e jashtëzakonshme pasi t’i shihni pamjet e mëposhtme. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: