Ndalohet shtetasi i Polonisë në kufirin e Shqipërisë, nuk i deklaroi mbi 23 mijë euro

Ndalohet shtetasi i Polonisë në kufirin e Shqipërisë, nuk i deklaroi mbi 23 mijë euro

Një shtetas i Polonisë u ndalua nga Policia e Shtetit në pikën kufitare në Qafë Thanë pasi nuk kishte deklaruar 23 mijë e 700 euro.

Në njoftimin e policisë thuhet se polaku është me inicialet A.K. dhe u ndaluar në veturën e tij.

“Gjatë kontrollit policia  gjeti dhe sekuestroi 23 700 euro, që ky shtetas po tentonte t’i nxirrte nga Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi”.

“Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin polak A. K. 45 vjeç, banues në Poloni, për veprën penale ‘Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë’”, thuhet në njoftim.

Ndër tjera, shtohet se  materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje në: