Ndalohet për 48 orë shoferi që dyshohet se goditi për vdekje këmbësorin në Gjilan

Ndalohet për 48 orë shoferi që dyshohet se goditi për vdekje këmbësorin në Gjilan

Prokuroria në Gjilan ka ndaluar një person për 48 orë pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik ”.

Ai dyshohet se më 15 gusht e ka goditur për vdekje një këmbësor në Gjilan.

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person, të pandehurin E.O., në kohëzgjatje prej 48 orëve, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Dyshohet se i pandehuri E.O., më 15 Gusht 2024, rreth orës 20:00, në Gjilan, ka shkaktuar aksident trafiku me fatalitet, në atë mënyrë që gjatë drejtimit të automjetit të tij, duke mos respektuar këmbësorin – tani të ndjerin Sh.S., i cili ka qenë duke trupuar rrugën në vendkalimin e këmbësorëve, me pjesën e parë të automjetit e ka goditur të njëjtin, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, i cili fillimisht është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Regjional në Gjilan, pastaj është transferuar në QKUK, në Prishtinë, ku edhe ka ndërruar jetë.

I pandehuri E.O., gjendet në masën e ndalimit dhe ndaj të njëjtit do të ndërmerren veprimet e mëtejme ligjore.

Shpërndaje në: