Ndalohet për 48 orë burri që rrahu brutalisht gruan e tij në Prizren

Ndalohet për 48 orë burri që rrahu brutalisht gruan e tij në Prizren

Sot ka qarkulluar në media një video, ku një burrë shihet duke e rrahur brutalisht gruan e tij.

Raportohet se rasti ka ndodhur në Prizren, ditë më parë.

I dyshuari sot është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Sot me datë 20.06.2024 disa media kanë publikuar një video regjistrim në të ciljn shihet sesi një mashkull ushtron dhunë ndaj nje femre. Posa është parë video regjistrimi hetuesit e Stacionit Policor të Prizrenit kane ndërmarr veprime hetimore dhe është identifikuar i dyshuari dhe viktima. Policia ka lokalizuar të dy dha janë shoqëruar për në stacionin policor. Janë intervsituar të dy nga hetuesit e dhunës në familje, ngase i dyshuari dhe viktima janë janë çift dhe bashkëjetojnë.  Policia ka informuar prokurorin e shtetit dhe është vepruar në bazë të udhëzimeve të tij. Pas intervistimit të dyshuarit në prezencën e avokatit nga prokurori është lëshuar vendim mbi ndalimin për 48 orë për të. Viktima është njoftuar për të drejtat e saj”, tha ai për Klankosova.tv

Për këtë ngjarje ka raportuar edhe Klankosova.tv gjatë ditës.

Shpërndaje në: