Ndalohen dy persona në Ferizaj, falsifikuan dokumente

Ndalohen dy persona në Ferizaj, falsifikuan dokumente

Dy persona janë ndaluar në Ferizaj për falsifikim të dokumenteve, sipas një njoftimi nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda.

Prokurori i Shtetit ka vendosur ndalimin për 48 orë të R.O, një person zyrtar në Zyrën e Gjendjes Civile në Komunën e Ferizajt, për dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumentit zyrtar.”

Në përputhje me këtë rast, është ndaluar gjithashtu edhe F.V, i cili dyshohet për “Falsifikimi i dokumenteve,” dhe është ndaluar për 48 orë.

Prokuroria ka njoftuar se për R.O do të paraqitet një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente brenda afatit ligjor.

Shpërndaje në: