Ndalimi i kryetarit Agim Ademi për 48 orë, FFK thërret konferencë të jashtëzakonshme për media

Ndalimi i kryetarit Agim Ademi për 48 orë, FFK thërret konferencë të jashtëzakonshme për media
Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se do të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme sot në ora 16:30.

“Ju njoftojmë se sot në orën 16:30 në hotel “Emerald” mbahet konferencë e jashtëzakonshme për media”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Shkak i kësaj pritet të jetë ndalimi 48 orë në mbajtje i kryetarit, Agim Ademi.

Prokruoria e Kosovës e ka konfirmuar nëpërmjet një komunikate se ai është ndalur për 48 orë pas intervistimit të tij dhe se tashmë do të vazhdohet me procedurat e tjera.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se pas ndërmarrjes se veprimeve paraprake hetimore, Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, për shkak të dyshimit të kryerjes së veprave penale “Keqpërdorimi i besimit”, nga neni 330 dhe “Shmangie nga tatimi”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Mbetet të shihet se cila do të jenë të rejat që do të dalin nga kjo konferencë.

 

 

 

Shpërndaje në: