Ndahet nga jeta babai i ish-deputetit, Haxhi Shala
Mëngjesi i sotëm është i dhimbshëm për familjen e ish-deputetit Haxhi Shala, shkruan Periskopi.
Xheladin Shala, babai i ish-deputetit ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të 8 tetorit.
Lajmi është bërë i ditur nga nipi i të ndjerit, Flakroni.
Njoftimi i plotë:
Sot, në orët e para të mëngjesit, na la gjyshi jonë i dashur, Xheladin Shala.
U largove me mallin që ta shohësh edhe një herë djalin tënd, një mall që nuk munde ta shuaje dot. Zemra ime është e rënduar nga kjo dhimbje, sepse ti dëshiroje aq shumë të ishe sërish me të. E megjithatë, u prehsh në paqe, gjyshi im! Në kujtimet tona, ti do të jetosh gjithmonë, me atë dashuri të pafund që na dhe dhe forcën që gjithmonë na jepje.
Mungesa jote do ndihet gjithnjë, por ne do ta mbajmë kujtimin tënd të gjallë.