Ndahen zyrtarisht Melinda dhe Bill
Bëhet zyrtare, Bill Gates dhe Melinda French Gates janë ndarë sot, më 2 gusht, 3 muaj pasi dhanë lajmin e përfundimit të martesës së tyre 27-vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga “Us Weekly”.
“Kemi rritur tre fëmijë të mrekullueshëm dhe ndërtuar një fondacion që operon kudo në botë dhe që i mundëson një jetë të shëndetshme dhe prodhuese njerëzve. Ndajmë ende besimin në atë mision dhe do vijojmë bashkëpunimin në fondacion, por nuk mendojmë se mund të rritemi më së bashku si çift”, thuaj në deklaratën e tyre 3 muaj më parë.
Ish-CEO i Microsoft, pasuria e të cilit përllogaritet më shumë se 130 miliardë dollarë, dhe bashkëshortja e tij Melinda prej shumë vitesh drejtojnë fondacionin që mban emrin e tyre, që objektiv ka reduktimin e varfërisë, dhe krijimin e mundësive të qëndrueshme të prodhimit.