NBA: Lakers triumfojnë ndaj Mimait në një ndeshje dramatike
Fitorja e dytë radhazi për kampionët e Milwaukee, që triumfuan 112-100 në fushën e New York.
Ndeshje e dominuar nga ekipi i Bucks, ku u dallua Connaughton me 25 pikë, ndërsa Antetokounmpo e mbylli me 15 pikë e 15 rebound. Pas kohës shtesë triumfojnë Lakers, që mundën 120-117 Miami, një përballje mes dy ekipesh pretendent.
Adebayo me 28 pikë e Herro me 27 ishin dy lojtarët më të mirë për Miami, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen. për Lakers diferencën e bëri stoli, nga ku erdhën 51 pikë (Monk me 27 pikë shënuesi më i mirë).
Ndeshja e dytë radhazi me një “triple double” për Westbrook (25 pikë, 12 rebound, 14 asist), ndërsa Davis realizoi 24 pikë e 13 rebound.
Në krye të renditjes në Perëndim vijon të qëndrojë skuadra e Golden State, e para këtë sezon në NBA që prek kuotën e 10 fitoreve. Warriors fituan sot 123-110 ndaj Minnesota (Wiggins 35 pikë).
Fiton edhe Brooklyn, që mundi 123-90 Orlando falë 30 pikëve të Durant, ndërsa Chicago triumfoi 117-107 ndaj Dallas, sfidë ku u dallua LaVine me 23 pikë.
NBA – Rezultatet e sotme
Cleveland – Washington, 94-97
Orlando – Brooklyn, 90-123
Boston – Toronto, 104-88
Houston – Detroit, 104-112
New York – Milwaukee, 100-112
Chicago – Dallas, 117-107
Memphis – Charlotte, 108-118
New Orleans – Oklahoma, 100-108
San Antonio – Sacramento, 136-117
Denver – Indiana, 101-98
Phoenix – Portland, 119-109
Golden State – Minnesota, 123-110
Lakers – Miami, 120-117