Nazi me një tjetër perlë: Erdhi më morri një shtazë në mahallë para shokëve, më quan në qiell – yjet binin poshtë
Këngëtari i grupit Aurora, Nazmi Sfishta, i njohur me emrin e shkurtër si Nazi, ka thënë se derisa po luante me shokët e tij në lagje, një kafshë kishte zbritur dhe e kishte marrë atë në qiell
I ftuar në emisionin n’Kosovë Show, Nazi ka thënë se një lloj kafshe e kishte marrë dhe dërguar atë në qiell.
Nazi tregon se në atë kohë ishte në lagjen e tij, së bashku me disa shokë teksa një kafshë kishte zbritur dhe e kishte marrë atë në qiell, gjatë ngritjes së tij në qiell, yjet binin poshtë.
“Një far lloj shtaze, që asnjë lloje shtaze në këtë dynja nuk e kam pa me sy, edhe erdh unë isha me një grup shokësh, në mahallë bash te lagjja jem, erdh më murr, edhe hypem nalt në qiell, subhanallah, shkojshum nalt n’qiell, yjet binin te poshtë, na shkojshim nalt”, tha Nazi në emision.
Më poshtë keni intervistën e tij.