NATO po ecën përpara falë Ruttes thotë Trump

NATO po ecën përpara falë Ruttes thotë Trump

Presidenti i SHBA Donald Trump është takuar të enjten me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte në Shtëpinë e Bardhë.

Përpara oxhakut të zbukuruar prej ari, i cili dëshmoi një takim shpërthyes midis Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Trump disa javë më parë, këtë herë ishte shumë më i përzemërt, shkruan BBC.

Trump tha se do t’i pëlqente të takohej me presidentin rus Vladimir Putin dhe ai shpreson se Rusia “do të bëjë gjënë e duhur” dhe do të pajtohet me armëpushimin e propozuar 30-ditor”.

Ndërsa Putin më herët tha se ishte në favor të marrëveshjes, Trump tha se deklarata e presidentit rus në konferencën e tij për shtyp në Moskë ishte “e paplotë”.

Trump u tha gazetarëve se ai tashmë ka diskutuar specifikat me Ukrainën, duke përfshirë tokën dhe një termocentral “të madh”, por nuk përmendi se ku po fliste.

Megjithatë, për temën e anëtarësimit të Ukrainës në NATO, Trump tha se “të gjithë e dinë se cila është përgjigja për këtë”.

Dhe për marrëveshjen e mineraleve me Ukrainën, e cila do të shohë SHBA-në të marrë një pjesë të mineraleve të tyre të tokës së rrallë, Trump thotë se ai nuk po e bën këtë vetëm për të marrë diçka në këmbim të kostos financiare të luftës në SHBA, por për të “ndaluar luftën”, shkruan BBC, transmeton Periskopi.

Trump lavdëroi Rutten dke thënë se NATO po ecën përpara falë këtij njeriu.

“NATO po ecën përpara falë këtij njeriu. Ky njeri është një njeri që di vetëm si të ecë përpara. Dhe ne kemi të njëjtin qëllim në mendje. Ne duam që lufta të përfundojë dhe ai po bën punën e tij. Ai di vetëm si të bëjë një punë të mirë. Kjo është një gjë. Kjo është arsyeja pse unë luftova që ai të merrte atë pozitë, sepse kishte disa kandidatë të tjerë që, po ju them, nuk do ta kishin bërë një punë shumë të mirë”, thotë Trump.

Shpërndaje në: